E konfirmon Zidane: “Marcelo ka disa shqetësime” - Gazeta Express

Instant

Gazeta Express

09/07/2020 16:32

E konfirmon Zidane: “Marcelo ka disa shqetësime”

Instant

Gazeta Express

09/07/2020 16:32

Marcelo nuk do të luajë të premten kundër Alavesit.

Lajmin e ka konfirmuar Zinedine Zidane.

Me nisjen e stërvitjeve të Realit pas orës 11:00, mediat spanjolle menjëherë vërejtën mungesën e brazilianit dhe tani edhe Zizu e ka konfirmuar se kjo ka ndodhur pasi Marcelo ka probleme, por duke siguruar që nuk është diçka e madhe.

“Kush do të luajë në mbrojtje në krahun e majtë? Marcelo ka pasur disa probleme të vogla me lëndim, shumë të vogël dhe për këtë nuk është stërvitur”, tha Zizu.

“Do të shohim këto ditë përse, do të bëjë disa ekzaminime nesër, por si gjithmonë nuk do të ju them kush do të luajë në vend të tij”. /Gazeta Express/