E konfirmon Milani, dy yjet e skuadrës infektohen me koronavirus - Gazeta Express
string(63) "e-konfirmon-milani-dy-yjet-e-skuadres-infektohen-me-koronavirus"

E konfirmon Milani, dy yjet e skuadrës infektohen me koronavirus

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 9:35

AC Milan njofton se Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernández rezultuan pozitivë me koronavirus.

I gjithë ekipi kreu dje testimet për COVID-19, kurse Theo Hernandes dhe Hakan Calhanoglu rezultuan pozitivë.

Lexo Edhe:

Autoritetet kompetente shëndetësore janë informuar për rastet, kurse dy lojtarët janë asimptomatikë, transmeton Gazeta Express.

Ata u vendosën menjëherë në karantinë në shtëpi. Të gjithë lojtarët dhe stafi do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër, sipas indikacioneve të protokolleve aktuale.

Milan luan nesër në udhëtim ndaj Cagliarit me fillim nga ora 20:45. /Gazeta Express/