E konfirmon Leverkusen, Havertz do të largohet – Chelsea, Juve apo Bayern? - Gazeta Express
string(69) "e-konfirmon-leverkusen-havertz-do-te-largohet-chelsea-juve-apo-bayern"

Gazeta Express

15/08/2020 15:35

E konfirmon Leverkusen, Havertz do të largohet – Chelsea, Juve apo Bayern?

Gazeta Express

15/08/2020 15:35

Shefi ekzekutiv i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, ka konfirmuar se objektivi i Chelseas, Kai Havertz dëshiron të bëjë një hap para në karrierë.

Ai pëlqehet nga Bayern Munich, Real Madrid, Juventus dhe Manchester United, por duket se Chelsea është duke e udhëhequr garën.

Lexo Edhe:

Edhe pse marrëveshja ende nuk është arritur mes klubeve pasi Leverkusen kërkonte 100 milionë euro, Carro ka dhënë sinjale se gjithçka mund të zgjidhet pas Europa League.

Ka qenë e qartë nga fillimi se do të ketë bisedime pasi të ketë përfunduar Europa League, ende nuk ka ndonjë ofertë formale”, u shpreh ai.

“Kai na ka thënë se dëshiron të bëjë një hap para në karrierë. Se kur do të ndodhë, nuk mund të them në këtë moment”. /Gazeta Express/