Jules Koundé ka konfirmuar vetë se gjithçka është gati për të rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2030.
Mbrojtësi francez, i cili ka qenë një nga shtyllat e prapavijës katalanase, shprehu kënaqësinë e tij për marrëveshjen e re.
“Po, gjithçka është gati që unë të rinovoj deri në vitin 2030 kur të kthehemi në Barcelonë. Ka qenë e shpejtë,” deklaroi Koundé, duke qetësuar tifozët blaugrana për të ardhmen e tij.
Rinovimi i Koundé shihet si një hap i rëndësishëm për stabilitetin e repartit defensiv të Barcelonës, teksa klubi synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për vitet në vazhdim.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...