E konfirmon Interi: “Synojmë t’i mbajmë Youngun dhe Sanchezin” - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

29/05/2020 16:24

E konfirmon Interi: “Synojmë t’i mbajmë Youngun dhe Sanchezin”

Futboll

Gazeta Express

29/05/2020 16:24

Young dhe Sanchez do të vazhdojnë të qëndrojë te Interi edhe sezonin 2020/21

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka konfirmuar se Interi vendosur të shfrytëzojë opsionin për ta mbajtur në Milano Ashley Youngun, derisa synimi është që ta mbajnë edhe Alexis Sanchezin.

Ai ka thënë se Young do të luajë në Serie A edhe sezonin 2020/21, derisa kanë vendosur që t’i japin edhe një shans Sanchezit për të treguar veten.

“Mund të them se e kemi aktivizuar opsionin për Young”, tha ai për Sky Sport Italia. “Synojmë t’i mbajmë të gjithë, përfshirë edhe Alexis Sanchezin”.

“Ai ka bërë punë të mirë para lëndimit, mendoj në ndeshjet kundër Barcelonës dhe Sampdorias. Më kujtoi për pak çaste sezonet më të mira me Udinesen dhe Arsenalin”.

“Më pas ishte i pafat me lëndime, por mund të ketë një tjetër mundësi për të, për të treguar vlerën e tij”. /Gazeta Express/