Gazetari i sportit, Ylber Kelmendi ka konfirmuar në “Favorit” lajmin e madh se Edon Zhegrova do të largohet nga Lille në drejtim të Serie A.
Ai ka thënë se Edon Zhegrova tashmë 100% mund të llogaritet si lojtar i Juventusit.
“Edon Zhegrova vetë ma ka konfirmuar se i është bashkuar Juventusit”, ka thënë Kelmendi në “Favorit”.
Sipas raportimeve, Juventusi do të paguajë 20 milionë euro për shërbimet e yllit kosovar./GazetaExpress/