Lajme të shkëlqyera për FC Barcelonën. Pas disa javësh përgatitje për t’u rikthyer pas një dëmtimi të rëndë në gju, Marc-André ter Stegen do të ndjejë sërish emocionin e fushës këtë të shtunë kundër Real Valladolid.
Hansi Flick konfirmoi në konferencën për shtyp para ndeshjes se portieri gjerman “do të jetë titullar nesër”, në një përballje shumë të rëndësishme për garën e titullit në La Liga.
Flick nuk dëshiron polemika për portierin që starton në secilën ndeshje, transmeton Gazeta Express.
Pas deklaratës së qartë në konferencën për shtyp para gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve se Wojciech Szczesny do të mbrojë portën e Barcelonës në këtë kompeticion deri në fund të sezonit, këtë të premte ai bëri të ditur se portieri polak do të pushojë në kampionat dhe se Ter Stegen do të rikthehet në fushë, pas plot 223 ditësh nga momenti kur pësoi një shqyerje të plotë të tendinës patelare në gjurin e djathtë, në një ndeshje në fushën e Villarrealit.