E konfirmon FIBA, Peja do të marrë pjesë në Europe Cup
Basketboll
Gazeta Express
02/10/2023 13:34
FIBA e ka
konfirmuar pjesëmarrjen e klubit të basketbollit Peja në FIBA Europe Cup.
Kampionia
kosovare do të nisë gjithçka nga faza e grupeve, respektivisht nga Grupi H, ku
do të jetë pjesë së bashku me ekipet Niners Chemnitz nga Gjermania, Spojnia
Stargard nga Polonia dhe Heroes Den Bosch nga Holanda.
Peja nuk
arriti të kualifikohej tutje në Ligën e Kampionëve dhe tash do t’i vazhdojë
garat në Europa Cup, shkruan “Gazeta Express”.
Verdhezinjtë
do ta zhvillojë ndeshjen e parë në këtë kompeticion më 18 tetor kundër gjermanëve
të Niners Chemnitz.
Kjo do të
jetë hera e dytë për pejanët që do të marrin pjesë në FIBA Europe Cup. /Gazeta
Express/