E konfirmon Federata e Zvicrës: Ardon Jashari i humbet ndeshjet ndaj Kosovës dhe Sllovenisë - Gazeta Express
string(90) "e-konfirmon-federata-e-zvicres-ardon-jashari-i-humbet-ndeshjet-ndaj-kosoves-dhe-sllovenise"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 19:44

E konfirmon Federata e Zvicrës: Ardon Jashari i humbet ndeshjet ndaj Kosovës dhe Sllovenisë

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 19:44

Mesfushori i AC Milan, Ardon Jashari, nuk do të marrë pjesë në grumbullimin e Kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e ardhshme ndaj Kosovës dhe Sllovenisë.

Lajmin e konfirmoi federata zvicerane, duke bërë të ditur se Jashari ka pësuar një frakturë në kavilje të djathtë.

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës do të duhet të bëjë ndryshime në listën e lojtarëve për të plotësuar mungesën e Jasharit.

Jashari pësoi lëndim në stërvitje, në startin e tij të sezonit me klubin e ri, AC Milan dhe pritet të mungojë rreth 2 muaj.