E konfirmon drejtori i Interit: Marrëveshja për Eriksenin mbyllet së shpejti - Gazeta Express
string(75) "e-konfirmon-drejtori-i-interit-marreveshja-per-eriksenin-mbyllet-se-shpejti"

Gazeta Express

26/01/2020 12:49

E konfirmon drejtori i Interit: Marrëveshja për Eriksenin mbyllet së shpejti

Gazeta Express

26/01/2020 12:49

Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se marrëveshja me Tottenhamin për mesfushorin Christian Eriksen do të mbyllet së shpejti dhe danezi do të vishet zikaltër.

Përfaqësuesi i Danimarkës do të jetë lojtar i lirë më 30 qershor, prandaj Interi po shpresonte ta blinte atë për një çmim goxha më të ulët se 20 milionë euro sa kërkon klubi anglez, duke e ditur se tashmë ka arritur marrëveshje me lojtarin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, sipas mediave të ndryshme, marrëveshja do të arrihet vetëm për 20 milionë euro – përfshirë bonuse – ndërsa e hëna apo e marta do të caktohen për testet mjekësore te Eriksen në Milano.

Marotta konfirmoi se ka kohë që Interi është në bisedime me Tottenhamin për 27-vjeçarin.

“Nuk fshihemi, të gjithë e dini se ka kohë që jemi në bisedime me Tottenhamin. Kontrata e tij mbaron më 30 qershor, prandaj është e drejtë që ne të bisedojmë për gjashtë muajt e tij të mbetur”, tha Marotta.

“Ne jemi optimist dhe shpresojmë se marrëveshja do të arrihet sa më shpejt, duke ditur se afati kalimtar mbyllet të premten”, shtoi ai. /Gazeta Express/