Mike Maignan nuk do të transferohet te Chelsea edhe pse një gjë e tillë pritej të ndodhte gjatë kësaj vere.
Bisedimet janë anuluar plotësisht, siç e ka konfirmuar sot në konferencë për shtyp trajneri i ri i Milanit, Massimiliano Allegri, shkruan “Gazeta Express”.
“Jam shumë i lumtur që ai vendosi të qëndrojë. Mike mbetet kapiteni dhe është një nga portierët më të mirë në Evropë”, deklaroi trajneri italian.
Francezi Maignan është njëri prej portierëve më të mirë në Evropë sot dhe porta e Milanit do të jetë në duar të sigurta edhe në edicionin 2025/26. Gazeta Express
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...