E konfirmon agjenti, De Laurentiis dhe Gattusos e duan Hysajn, tani topi është te kapiteni Kombëtares - Gazeta Express

Instant

Gazeta Express

29/06/2020 22:42

E konfirmon agjenti, De Laurentiis dhe Gattusos e duan Hysajn, tani topi është te kapiteni Kombëtares

Instant

Gazeta Express

29/06/2020 22:42

Elseid Hysaj po kthehet ai i kohës së Maurizio Sarrit, pasi dhe trajneri Gennaro Gattuso ka filluar ta përdorë shpesh si titullar.

Kjo ka bërë që e ardhmja e shkodranit të vihet në dyshim, pasi më herët ishte thuajse e sigurt se do të largohej nga Napoli.

Agjenti i tij Mario Giuffredi ka folur në lidhje me situatën e lojtarit të kombëtares shqiptare dhe ka bërë me dije se nuk e di se çfarë do të ndodhë. 

“Ne e patëm takimin të enjten, si për Rui ashtu edhe për Di Lorenzo. Ka disa detaje për tu renditur, por në thelb ne kemi arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratat e këtyre dy lojtarëve”.

“Unë u takova me presidentin Aurelio De Laurentiis të enjten dhe ai dëshiron që Hysaj të mbetet në Napoli me çdo kusht, ashtu edhe Gennaro Gattuso. Nuk është problem ekonomik, lojtari dëshiron të bindet plotësisht se ai duhet të qëndrojë dhe i duhet kohë për ta marrë atë vendim. Nëse ai e merr atë vendim, atëherë është me të drejtë që ai të nënshkruajë kontratën”, tha Giuffredi për Radio Kiss Kiss.