E kishte denoncuar i ati për dhunë, i riu tenton të arratiset nga drejtoria e policisë - Gazeta Express
string(85) "e-kishte-denoncuar-i-ati-per-dhune-i-riu-tenton-te-arratiset-nga-drejtoria-e-policise"

E kishte denoncuar i ati për dhunë, i riu tenton të arratiset nga drejtoria e policisë

Gazeta Express

25/09/2020 16:30

Një djalë në moshë të re është arrestuar për të dytën herë Brenda pak minutash nga ana e policisë së Tiranës. I riu 28 vjeçar ishte përcjellë drejt drejtorisë vendore të policisë së Tiranës nën akuzën e dhunës në familje.

Por i riu ka gjetur momentin dhe ka goditur policien e më tutje është arratisur nga godina e policisë. I arrestuari ka kaluar vetëm pak metra ambientet e drejtorisë, është kapur nga efektivët që ndodheshin aty rrotull.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Më datë 25.09.2020, rreth orës 16:00, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë për veprën penale ‘Dhuna në familje’ pasi ishte denoncuar nga babai i tij, dhe në momentin që Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ky shtetas e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e DVP Tiranë por është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme ‘Shqiponjat’.

Në përfundimin të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., për veprat penale ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë’ dhe ‘Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë’ dhe ‘Dhuna në familje’, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.