Një djalë në moshë të re është arrestuar për të dytën herë Brenda pak minutash nga ana e policisë së Tiranës. I riu 28 vjeçar ishte përcjellë drejt drejtorisë vendore të policisë së Tiranës nën akuzën e dhunës në familje.
Por i riu ka gjetur momentin dhe ka goditur policien e më tutje është arratisur nga godina e policisë. I arrestuari ka kaluar vetëm pak metra ambientet e drejtorisë, është kapur nga efektivët që ndodheshin aty rrotull.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Më datë 25.09.2020, rreth orës 16:00, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë për veprën penale ‘Dhuna në familje’ pasi ishte denoncuar nga babai i tij, dhe në momentin që Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ky shtetas e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e DVP Tiranë por është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme ‘Shqiponjat’.
Në përfundimin të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., për veprat penale ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë’ dhe ‘Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë’ dhe ‘Dhuna në familje’, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...