'E kishe të dashur?' Ja çfarë tregon Fifi për lidhjen me Fori Mumajesin - Gazeta Express
string(68) "e-kishe-te-dashur-ja-cfare-tregon-fifi-per-lidhjen-me-fori-mumajesin"

Gazeta Express

30/06/2020 12:30

‘E kishe të dashur?’ Ja çfarë tregon Fifi për lidhjen me Fori Mumajesin

Gazeta Express

30/06/2020 12:30

Fifi nuk është nga ata emra që përmendet shpesh në faqet rozë, megjithatë, si të gjitha figurat publike nuk ka mundur të shpëtojë pa u përfolur për jetën private.

Një prej lajmeve që është përfolur shumë dhe ka zgjuar interes të madh në publik ka qenë marrëdhënia e saj me Flori Mumajesin. Gjithçka lindi nga pjesëmarrja e Fifit në videoklipin e Florit, “Ia ke bo vetes”, ku ata shfaqeshin shumë të afërt. Një marrëdhënie e diskutuar gjatë nëpër portale. “Janë apo s’janë bashkë?” – ishte pyetja që i mundoi të gjithë për javë të tëra.

Lexo Edhe:

Ndërsa Flori dhe Fifi thjesht e kaluan me të qeshur, duke mos e pranuar, por as mohuar si lajm. Ndërkohë që, as sot në “Në Kurthin e Piter Pan”, Fifi nuk i ka shpëtuar kësaj pyetjeje, sepse edhe pse ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë, çështja ka mbetur “e pasqaruar”.

“Florin e kishe shok se është djalë flori apo e kishe të dashur”, -ka qenë pyetja që Deoni i ka drejtuar këngëtares, e cila, më në fund, ka treguar si qëndron e vërteta.

“Florin e kam shok, sepse është djalë flori”, -është shprehur ajo.

Pra, pas më shumë se një viti e gjysmë, misteri mori fund… mes Fifit dhe Florit ka pasur thjesht miqësi.