string(133) "e-kercenuan-se-do-tia-ndalin-ndihmen-sociale-nese-se-voton-nje-subjekt-policia-jep-detaje-per-arrestimin-e-kater-grave-ne-zubin-potok"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 9:12

E kërcënuan se do t’ia ndalin ndihmën sociale nëse s’e voton një subjekt, Policia jep detaje për arrestimin e katër grave në Zubin Potok

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 9:12

Katër gra janë arrestuar në Zubin Potok pasi dyshohet se e kanë thirrur në telefon një person dhe i kanë kërkuar ta votojë një subjekt politik në të kundërtën do t’ia ndalnin ndihmën sociale.

Është sekuestruar një aparat telefonik dhe listat me emrat dhe numrat e personave që dyshohet se janë kontaktuar me qëllimin e njëjtë.

Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

“CENIM I PËRCAKTIMIT TË LIRË TË VOTUESVE- Zubin Potok / 08.02.2025 – 14:00. Janë arrestuar kate të dyshuara femra kosovare për shkak se të njëjtat dyshohet se e kishin thirrur në telefon një ankues/k, dhe i kishin kërkuar ta votojë një subjekt politik, në të kundërtën do t’ia ndalnin ndihmën sociale. Në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit objektin e Qendrës për Punë Sociale në Zubin Potok janë sekuestruar një aparat telefonik dhe listat me emrat dhe numrat e personave që dyshohet se janë kontaktuar me qëllimin e njëjtë. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.”