string(72) "e-kercenoi-faton-pecin-mergimtari-denohet-me-gjashte-muaj-burgim-efektiv"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 14:31

E kërcënoi Faton Pecin, mërgimtari dënohet me gjashtë muaj burgim efektiv

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 14:31

Blerim Avdiu, është dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv, pasi që kërcënoi Ministrin në detyrë, Faton Peci.

Avdiu u akuzua se ka kanosur ministrin në detyrë, Faton Peci. Ai në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka pranuar fajësinë dhe i ka kërkuar falje ministrit në detyrë, Faton Peci.

Ndërsa i dëmtuari, Faton Peci, tha se pranimi i fajësisë nuk është alternativë dhe se deklarimin e të akuzuarit, se ka qenë i dehur, nuk e beson.