E keni gjoksin e madh? Kështu mund ta zvogëloni në mënyrë natyrale - Gazeta Express

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

11/11/2021 19:33

E keni gjoksin e madh? Kështu mund ta zvogëloni në mënyrë natyrale

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

11/11/2021 19:33

Rritja e nivelit të estrogjenit gjatë pubertetit, zhvillon edhe rritjen e gjoksit tek vajzat, në varësi të të cilit varet edhe madhësia që gjoksi do të ketë tek secila prej nesh.

Faktorë të ndryshëm si gjenet, shtatzënia, obeziteti, ushqyerja me gji, efektet anësore të disa medikamenteve, etj mund të shkaktojnë rritjen e tij me kalimin e kohës.

Lexo Edhe:

Vajzat/gratë e dinë mirë se një gjoks i madh mund të të shkaktojë dëme fizike dhe emocionale si, dhimbje shpine, dhimbje qafe, frymëmarrje të vështirësuar, skuqje poshtë tyre dhe tejbutësim.

Për të reduktuar madhësinë e tyre pa dashur të bëni ndërhyrje estetike mund të përdorni këto alternativa:

Ushtrime kardio

Disa lloje ushtrimesh kardiovaskulare luftojnë pikërisht peshën në kraharor dhe pjesën e sipërme të trupit.

– Fokusohuni në ushtrimet kardio ‘të poshtme’ meqënëse femrat me gjoks të madh nuk mund të bëjnë ushtrime si joga apo vrapimi. Bëni ushtrime si bicikletë stacionare (të fiksuar), trajnim eliptik për 45 minuta të paktën 5 ditë/javë.

– Ushtrime të vecanta trajnim-forcimi për të ndihmuar në shtrëngimin e muskujve të gjoksit dhe zvogëlimin e madhësisë së tij. Shëmbuj të këtyre ushtrimeve përfshijnë pompat dhe ngritjen e peshave duke qëndruar shtrirë. Përsëritini ato disa herë në javë duke bërë nga 8-12 të tilla.

Ushtrime aerobike

Këto lloj ushtrimesh ju rrisin normën e metabolizmin, duke ulur akumulimin e dhjamit. Kur të filloni të bini nga pesha, automatikisht gjoksi juaj do të fillojë të zvogëlojë masën.

– Ngjitja e shkallëve është një ushtrim tipik që mund të bëni cdo ditë.

– Ciklizimi

– Ecja e shpejtë gjithashtu ndihmon në djegien e dhjamit në trupin tuaj.

Sigurohuni të bëni ushtrime aerobike për 30 minuta, për të paktën 4-5 herë/javë.

Masazhimi

Masazhimi është një tjetër mënyrë për tonifikim dhe largim të dhjamit. Sigurohuni ti kushtoni të njëjtën kohë secilit.

– Aplikoni vaj ulliri ose kokosi në gjoks
– Masazhoni në formë rrethore duke përdorur gishtat tuaj përreth 10 minuta
– Përsëriteni 2 herë/ditë për të paktën 3 muaj për rezultate më të dukshme.

Xhinxher

Në mjekësinë tradicionale xhinxheri është përdorur për reduktimin e masës së gjoksit mbasi ai rrit normën e metabolizmit dhe djegien e dhjamit duke qënë se gjoksi kryesisht përbëhet nga inde dhjamore.

– Zieni 1 lugë xhinxher të integruar në 1 gotë me ujë për 10 minuta.
– Kullojeni, shtoni pak mjalt dhe pijeni ngadalë
– Pini 2-3 gota cdo ditë.

Çaj jeshil

Çaji jeshil i njohur për bebefitet e tij të gjithanshme, ndikon edhe në uljen e numrit të gjoksit duke stimuluar djegien e kalorive. Çaji jeshil redukton edhe rrezikun e kancerit të gjoksit.

– Shtoni 1 lugë me gjethe çaji jeshil në 1 gotë me ujë të nxehtë
– Mbulojeni dhe lereni të qëndrojë për disa minuta
– Kullojeni dhe pini 3-4 gota cdo ditë për disa muaj.

Fara lini

Farat e linit përmbajnë acide omega-3, të cilat ndihmojnë në reduktimin e estrogjenit në trup. Niveli i lartë i këtij të fundit është arsyeja kryesore e një gjoksi shumë të madh. Për më shumë farat e linit largojnë edhe toksinat e dëmshme nga organizmi.

– Shtoni 1 lugë fara lini në gotë më ujë të nxehtë. Pijeni 1 herë/ditë.
– Një opsion tjetër është pirja e 2 lugëve vaj lini cdo ditë.

Burimi: Women’s Health