'E keni bërë Kuvendin si furgon'! Sherr mes Mark Markut dhe Kumbaros, ish-ministrja largohet nga mbledhja - Gazeta Express
string(101) "e-keni-bere-kuvendin-si-furgon-sherr-mes-mark-markut-dhe-kumbaros-ish-ministrja-largohet-nga-mbledhja"

‘E keni bërë Kuvendin si furgon’! Sherr mes Mark Markut dhe Kumbaros, ish-ministrja largohet nga mbledhja

Gazeta Express

12/12/2019 10:58

Debate të ashpra ka pasur ditën e sotme në Komisionin e Medies, ku po diskutohet për paketën anti-shpifje. Mark Marku në fjalën  e tij se nëse kjo paketë kalohet në Kuvend është anti-ligjore dhe cënon lirinë e medias. Nuk ka munguar edhe një ndërhyrje e Mirela Kumbaros, e cila u përplas në debat me Mark Markun.

Debati:

Lexo Edhe:

Marku-Kumbaros:Po dëgjuat mire, nëse jo ikni. E keni bërë Kuvendin si furgon. Po folët unë iki bashkë me kolegët.

Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën.

Marku: Jeni punetorë të një njeriu qe do t’ju shkelë. Figurat e kryeministrit i perkthejme ne ligje. Kap ça te kapësh dhe të besh një ligj. Një metafore dhe e bën ligj. Metafora e kazanit ktheht në ligj. Kjo është diktaturë.