“E kemi zgjidhë përfundimisht problemin me qentë endacakë – Sheshi, Tregu”, Ferit Idrizi numëron punët e kryera në Vushtrri - Gazeta Express
string(117) "e-kemi-zgjidhe-perfundimisht-problemin-me-qente-endacake-sheshi-tregu-ferit-idrizi-numeron-punet-e-kryera-ne-vushtrri"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 20:56

“E kemi zgjidhë përfundimisht problemin me qentë endacakë – Sheshi, Tregu”, Ferit Idrizi numëron punët e kryera në Vushtrri

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 20:56

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi nga radhët e PDK-së që garon edhe për një mandat, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të enjten.

Ai ka folur për projektet e realizuara si sheshi i Lirisë, ku thotë se ka frekuentim, si dhe bizneset janë falënderuese.

Po ashtu, përmendi qentë endacakë, ku tha se Komuna e Vushtrrisë e ka zgjedhur këtë problem.

Ai premtoi edhe një strehimore për qentë endacakë.

“E arritur tjetër është menaxhimi i qenve endacakë, ne gjithë  e dimë që gjitha qytetet e Kosovës kanë problem, ne e kemi menaxhu, e kemi zgjidh definitivisht problemin e qenve endacakë. Ne kemi shpall një tender që është nënshkru me 300 mijë euro dhe i kanë marrë kompanitë veterinare ato i kanë strehimoret veta, ato i trajtojnë sipas ligjeve në fuqi dhe qyteti është i pastër. Vazhdimisht i marrin sepse kontrata është kornizë, për mandatin e ardhshëm veç e kemi strehu projektin për ndërtimin e një strehimore në zonë malore për qenë endacakë”, ka thënë ai.

“E kemi ndërtu sheshin  e Lirisë, ato përball shtëpisë kulturës është bërë një pjesë e bukur, është shumë e frekuenshme, është edhe qendër e biznesit”, ka deklaruar Idrizi. /Gazeta Express

Emisionin e plotë Pressing mund ta ndiqni KËTU: