Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se nuk do donte të ishte në lëkurën e atyre që propagandojnë kundër UÇK-së.
Latifi tha se UÇK-ja kishte vetëm një qëllim; çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.
“E gjithë veprimtaria ime dhe shokëve të mi që plotë prej tyre janë heronj dhe dëshmorë, kemi edhe të gjallë – besoj që ka qenë një ndërmarrje e përbashkët me qëllimin e vetëm që trojet tona të çlirohen nga pushtuesi serb. Këtë e kemi paguar me gjak me jetë, me shumë jetëra bijve më besnikë të kombit. Me këtë edukim të pandërprerë ne jemi përfshirë edhe në luftën e armatosur nën emblemën e UÇK-së”.
“Mos qofsha nën lërkurën e atyre që me vetëdije shpërfaqin, për më keq angazhohen për të përmbysur vlerat sublime që populli im me faktorin rezistent”, ka thënë Latifi. /Gazeta Express
Emisionin e plotë mund ta ndiqni KËTU