string(109) "e-kanosi-dhe-e-largoi-nga-shtepia-gruan-e-tij-arrestohet-burri-ne-gjakove-policia-i-sekuestron-arme-e-fisheke"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 9:09

E kanosi dhe e largoi nga shtëpia gruan e tij, arrestohet burri në Gjakovë – Policia i sekuestron armë e fishekë

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 9:09

Nëpërmjet raportit të saj të përditshëm, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një person në Gjakovë, ka përfunduar në prangat e policisë, pasi që i njëjti ka kanosur dhe e ka larguar nga shtëpia bashkëshorten e tij, shkruan Gazeta Express.

Nga PK-ja bëhet e ditur edhe se, policia gjatë kontrollit të shtëpisë, ka gjetur dhe ka sekuestruar një automatik AK-47 dhe 597 fishekë.

‘‘DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë  04.06.2025 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte kanosur bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar edhe nga shtëpia. Gjatë kontrollit të shtëpisë, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një automatike AK-47 dhe 597 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK-së. /GazetaExpress

aaaaa