Sonte ne Pressing diskutohet për peshën e takimeve të liderëve të shtetit në SHBA, fushatën e partive në këto dy javë dhe befasitë e mundshme nëpër komuna. Në studio janë Burim Ramadani, Shkumbin Kajtazi, Zgjim Hyseni, Dibran Hoxha e Nexhmedin Spahiu.
Ramadani tha se takimi i sotëm i Presidentes Vjosa Osmani ku shihet në një tavolinë me Richard Grenellin e tregon uljen e vazhdueshme të nivelit diplomatik të Kosovës.
Ai thotë se Osmani për vite me radhë e ka “fyer ish-kryeministrin Avdullah Hoti pse është ulë në një tavolinë me Donald Trump”, ndërsa sot ai thotë se Osmani shihet e ulur diku në fund në një tavolinë me Grenellin.
“Takimi i presidentes tonë me Grenellin, ajo që e tregon thelbin është ulja e vazhdueshme e nivelit të Kosovës. Paramendoni, këta njerëz, duke përfshirë edhe presidenten Osmani, për disa vjet me radhë, e kanë fy Avdullah Hotin pse është ulë me Trumpin, ndërsa presidentja Osmani ulet diku ka fundi me Grenellin”, tha Ramadani.