‘‘E ka rreh boksa e ka shti në kerr’’, flet babai i 11-vjeçarit që u sulmua nga një burrë, tregon si nisi ngjarja - Gazeta Express
string(108) "e-ka-rreh1-boksa-e-ka-shti-ne-kerr-flet-babai-i-11-vjecarit-qe-u-sulmua-nga-nje-burre-tregon-si-nisi-ngjarja"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 12:48

‘‘E ka rreh boksa e ka shti në kerr’’, flet babai i 11-vjeçarit që u sulmua nga një burrë, tregon si nisi ngjarja

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 12:48

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një shkollë në Deçan ku një 11-vjeçar është sulmuar nga një burrë i rritur.

Lidhur me këto, për Kosova Live, ka folur babai i 11-vjeçarit, Astrit Alaj.

Siç ka thënë ky i fundit, i dyshuari para disa ditësh e ka rrahur djalin e tij, dhe se ai të miturin e ka futur ‘’me zor’’ në kerr.

Sipas babait të të miturit, edhe kamerat e shkollës e kanë kapur momentin kur i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj 11-vjeçarit.

‘’Ka ndodh para një muaj, dy muajve, kanë pas janë fjalos fëmijët mes vete, edhe i ka pajtuar mësuesi. Edhe, u shku djali në shkollë, ai u dal, i ka dalë pa shku të shkolla, edhe i ka ra shuplaka boksa, edhe e ka shti me zor në kerr, zhag. Kur e ka shti mrena në kerr, kur e ka çu të shkolla, e ka qit prej shkolle, edhe të dera e shkollës e ka kap kamera tu e rreh e ka nda mësuesi, e ka shti djalin në klasë, e ka fy edhe më fjalë. Djalin e ka marrë nja 500 metra ma poshtë shkollës’’, ka thënë ai. /GazetaExpres

Advertisement
Advertisement
Advertisement