“E ka shtri sovranitetin cep më cep” Kerquki: Cilat projekte janë kry, rruga Prishtinë-Podujevë? - Gazeta Express
string(91) "e-ka-shtri-sovranitetin-cep-me-cep-kerquki-cilat-projekte-jane-kry-rruga-prishtine-podujeve"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 20:56

“E ka shtri sovranitetin cep më cep” Kerquki: Cilat projekte janë kry, rruga Prishtinë-Podujevë?

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 20:56

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është duke u përballë me gazetarin Leonard Kërquki në Pressing për moskryerjen e disa projekteve nga Qeveria Kurti. Një ndër to, Kërquki e përmendi rrugën Prishtinë-Podujevë, duke i thënë Bulliqit që e njëjta nuk ka përfundu tash e sa vite.

Por, sipas Bulliqit, qeverisë i ka marrë kohë dhe energji puna në veri të vendit.

“Mendoj që veç një punë që e ka kry Albin Kurti, vec sigurimin e integritetit dhe sovranitetit që e ka bo, unë mendoj që Albin Kurti dhe qeveria e tij e ka meritu me pas edhe një mandat. Për herë të parë në këto 25 vite e ki të shtrirë integritetin dhe sovranitetin cep më cep…”, tha Bulliqi në Pressing.

Pjesë nga debati mes tyre:

Kërquki: A ka naj projekt të madh që e ka kry?

Bulliqi: Projekti Prishtinë-Podujëve është duke u kry…

Kërquki: Kur ka nis kjo rrugë?

Bulliqi: Ky projekt ka nis diku 2019-2020.

Kërquki: Sa kilometra janë? Pra 5-6 vjet edhe mos me mujtë me kry një rrugë….

Bulliqi: Ata se kanë bë për 20 vjet….

Kërquki: Bëni ju sa kanë bo ata për 20 vite….