“E ka pasë një ves, ka pasë qejf me vjedhë “ – Krimi përfekt nuk ekziston”, Ramadani jep një shembull për njerëzit që punojnë për shërbimet armiqësore - Gazeta Express
string(142) "e-ka-pase-nje-ves-ka-pase-qejf-me-vjedhe-krimi-perfekt-nuk-ekziston-ramadani-jep-nje-shembull-per-njerezit-qe-punojne-per-sherbimet-armiqesore"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 21:49

“E ka pasë një ves, ka pasë qejf me vjedhë “ – Krimi përfekt nuk ekziston”, Ramadani jep një shembull për njerëzit që punojnë për shërbimet armiqësore

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 21:49

Eksperti për çështje të sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar në “Pressing” të T7 arrestimin e Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh.

Ai mori një shembull një ruse në UNMIK në vitin 2019 që ishte shumë e ekspozuar por kishte ves që të vjedhë.

Burim Ramadani tha se nuk ka krim përfekt, çdokush një ditë bie në rrjetë.

Tutje, Ramadani tha se është lajm i mirë bashkëpunimi në mes Prokurorisë, AKI-së e Policisë.

“Rastete tilla janë afatgjate, grumbullimi i informacioneve, hetimi i prokurorisë për raste e spiunazhit janë afatgjate, afatshkurtër mund të bëhen gabimet e atij që e bën atë veprimtari ajo që quhet nuk ka krim përfekt”.

“2019 ka qenë një ruse në UNMIK, ajo ka qenë tepër e angazhune dhe ekspozune me shoqërinë civile, rininë Kosovë, aktivitete kulturore, me tesha kombëtare, por e ka pas një ves ka pasë qejf me vjedhë dhe është nxënë në një butik. Krimi përfekt nuk ekziston. Krimi përfekt nuk ekziston, në një moment bien në rrjetin”, ka thënë Ramadani. /Gazeta Express