Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për kërkesën e Presidentes Vjosa Osmani lidhur me masën e përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së mëtejme të afatit 30 ditor për konstituimin e Kuvendit.
Dibran Hoxhxa thotë se nëse Kuvendi konstituohet në ditën e 31-të, ai Kuvend është ilegal.
“Në cfrëdo rrethane, që mas 30 dite nuk guxon me u konstitu Kuvendi. Nëse konstituohet në ditën e 31, ai Kuvend është ilegal”, tha Hoxha.
Ndërsa, gazetari Ilir Mirena thotë se qytetarët nuk janë të gatshëm për dy palë zgjedhje, kërkon që njëherë të përfundojnë zgjedhjet lokale, pasi sipas tij, tashmë vendi është mësuar të jetë pa institucione.
“Mos mu ngutt as Gjykata, qe t masën e përkohshme, le të kryhen këto zgjedhjet lokale, na ashtu kështu u mësum pa institucione”, tha ai.