E jashtëzakonshme: Të paktën një skuadër shqiptare do të luajë në ligat evropiane - Gazeta Express
string(80) "e-jashtezakonshme-te-pakten-nje-skuader-shqiptare-do-te-luaje-ne-ligat-evropiane"

Sport

Gazeta Express

21/07/2025 14:30

E jashtëzakonshme: Të paktën një skuadër shqiptare do të luajë në ligat evropiane

Sport

Gazeta Express

21/07/2025 14:30

Një lajm i shkëlqyer për futbollin shqiptar: minimalisht një skuadër shqiptare do të jetë 100% në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës, edhe nëse eliminohen nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Kampionëve, do të përballen mes tyre në raundin e tretë të Ligës së Evropës.

Kjo përballje garanton që fituesi do të sigurojë pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Europa League dhe automatikisht një biletë për fazën e ligës të Conference League.

Ndërkohë, edhe humbësi i kësaj përballjeje e ka ende një mundësi për të hyrë në grupe, nëse kalon raundin “play-off” të Ligës së Konferencës.

Në raundin e dytë të Champions Leage, Drita luan ndaj Copenhagen, derisa Shkëndija ka punë me FCSB./GazetaExpress/