E jashtëzakonshme, pastori gjerman parashikon gjininë e fëmijës - Gazeta Express

Fun

Gazeta Express

23/09/2021 0:53

E jashtëzakonshme, pastori gjerman parashikon gjininë e fëmijës

Fun

Gazeta Express

23/09/2021 0:53

Një pastor gjerman është bërë sensacion në internet pasi ka parashikuar në mënyrë të saktë se çfarë gjinie do të këtë fëmija i tij

Nathan Ryles dhe Tori Stevens, të cilët jetonin bashkë me qenin e tyre Rollo në Adelaide të Australisë, zbuluan që ata janë duke pritur fëmijën e tyre të parë. Para se ta zbulojnë se cilës gjini i takonte fëmija, djalë apo vajzë, çifti kërkuan nga qeni i tyre 10 muajsh që t’ia qëllojë.

Lexo Edhe:

Në një video të postuar në TikTok, shikuesit shohin Torin që ka një balon rozë dhe një të kaltër në duar me Rollon që kishte vendosur shirita rozë dhe blu në qafën e tij.

Qeni vrapoi dhe shkojë të balona e kaltër për ta shpërthyer atë me hundën e tij, duke marrë kështu vendimin e tij, transmeton GazetaExpress.

@nathanryles

We must have a psychic little puppy 🥰 #genderreveal #itsaboy #nathanryles @toristevens4

♬ sᴛᴇʀᴇᴏ ʜᴇᴀʀᴛs – .

Klipi mandej kalon në një pamje tjetër ku çifti qëndrojnë para një tullumbaceje të madhe ku Nathan e shpërthen dhe nga ajo dalin shirita të kaltër – pra fëmija ishte gjinisë djalë.

Çifti dhe shokët e tyre brohorasin nga kënaqësia derisa Tori e përqafon Rollon për parashikimin e tij.

Mijëra njerëz kanë dhënë reagimet e tyre në sektorin e komenteve duke thënë që Rollo ka fuqi psikike.

“Qeni ka një dhunti speciale”, tha një person në kundërpërgjigjën e tij.

Çifti priti djalin në qershor të këtij viti. /GazetaExpress/