E infektuara me COVID-19 arratiset nga spitali i Gjakovës - Gazeta Express
string(57) "e-infektuara-me-covid-19-arratiset-nga-spitali-i-gjakoves"

E infektuara me COVID-19 arratiset nga spitali i Gjakovës

Gazeta Express

02/07/2020 13:57

Një grua e konfirmuar me COVID-19 ka ikur nga Spitali i Gjakovës. Ajo ishte e shtrirë thuajse qe një javë. E infektuara me Covid-19 ka arritur të arratiset nga spitali pa lejen e mjekëve të spitalit të Gjakovës mëngjesin e sotëm

Por, me të marrë informacionin se e infektuara kishte ikur nga spitali, për ta gjetur atë u mobilizua Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Lexo Edhe:

Policia arriti që zonjën në fjalë ta gjejë në shtëpinë e saj. Ajo me rekomandimet e mjekëve është marrë nga shtëpia dhe është hospitalizuar sërish në repartin infektiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, ‘Isa Grezda”.

“Ka ora 10:30 është largu nga spitali. E ka shfrytëzu vizitën e ditës dhe është largu. Policia ka arritur ta kthejë sërish në spital”, ka deklaruar drejtori i spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala.

E në Repartin Infektiv të këtij spitali janë të shtrirë disa pacientë të konfirmuar me Covid-19. /GazetaExpress/