Vedat Muriqi ishte heroi i Mallorcës sot, në fitoren e madhe ndaj Real Madridit në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Martin Demichelis triumfoi ndaj Realit, me shifrat prej 2-1.
Golin e fitores për Mallorcën e shënoi Vedat Muriqi, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, në minutën e 91-të të ndeshjes.
Pas ndeshjes, Muriqi falënderoi tifozët për mbështetjen.
“Sapo kam humbur një penallti, pastaj kam humbur në playoff, kam humbur Kupën e Botës, ëndrrën më të madhe të jetës sime. Dhe papritmas, një gol fantastik. Faleminderit shumë, tifozë, e vlerësoj mbështetjen tuaj, më bën të lumtur. Do të vazhdojmë të luftojmë për Mallorcën”, tha ai pas ndeshjes.
“Golin ia dedikoj Kosovës, Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve dhe më vjen keq që nuk u kualifikuam”, tha ai për “DigitAlb” pas ndeshjes.
Muriqi deri më tani ka 19 gola në La Liga, teksa ka një asistim në emrin e tij.
Mallorca momentalisht është në vendin e 17-të në La Liga, duke ikur nga zona e rënies pas fitores ndaj 36-herë kampionit të Spanjës./GazetaExpress/