Të hënën, më 22 shtator, nga ora 20:00 në Soma Book Station shfaqet filmi “Martesa dhe pampersat” i Antoneta Kastrati.
Në këtë dokumentar prekës dhe humoristik, katër çifte kosovare nga breza, rajone dhe stile jetese të ndryshme ndajnë mënyrën se si përballen me punët e shtëpisë, rritjen e fëmijëve, liritë dhe pabesinë. Si kanë ndryshuar rolet dhe cilat janë kufijtë e modernitetit në bashkimin martesor? Nga mjelja e lopës te një mësim për ndërrimin e pelenave, shikimi i videove të dasmave në shtëpi- te lindja e një foshnjeje të re, dhe një vështrim unik në traditën në zhdukje të poligamisë. E gjitha është pjesë e udhëtimit intim që ne e quajmë dashuri (dhe gjithçka që vjen me të) në “Dasma dhe Pampersat”.
Deklarata e Antoneta Kastratitit rreth idesë së dokumentarit
Si një çift i martuar që drejton dyshen, tema e martesës (rolet, besimi dhe dashuria) në Kosovë ka qenë me interes të madh për ne si për arsye sociologjike ashtu edhe personale. Ne donim jo vetëm të dokumentonim spektrin e gjerë të zakoneve martesore, të cilat deri vonë kishin qenë më uniforme, por edhe të vinim në pikëpyetje institucionin patriarkal që ende qeveris dashurinë. Qasja jonë ishte minimaliste, duke u mbështetur në intervista, por duke zbuluar histori shumë intime që pasqyronin çështjen e barazisë gjinore në vend. Realizimi i filmit na sfidoi, na ndriçoi dhe na argëtoi si çift.
Zhanri: Film Dokumentar
Kohëzgjatja: 49 minuta
Shteti i Prodhimit: Kosovë
Producent: Crossing Bridges Films
Regjia dhe Produksioni: Antoneta Kastrati, Casey Cooper Johnson
Kamera: Sevdije Kastrati dhe Casey Cooper Johnson
Montazhi: Besnik Mehmeti
Viti: 2007
Çmimet;
ZagrebDox 2008:BIG STAMP for Best Film in Regional Competition
Festivals: Manifesta Biennale, 2022, DOCLeibzig – International Leipzig Festival for, Documentary and Animated Film, Doclisboa International film festival, Crossing Europe Film Festival, Dortmund Film Festival, DOCUMENTARIST- Istanbul Documentary Days, Eastern Neighbours Film Festival, Dokufest international Film Festival.