E goditi për vdekje 85-vjeçarin në karrocë, ndalohet shoferi i kamionit - Gazeta Express
string(70) "e-goditi-per-vdekje-85-vjecarin-ne-karroce-ndalohet-shoferi-i-kamionit"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 13:49

E goditi për vdekje 85-vjeçarin në karrocë, ndalohet shoferi i kamionit

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 13:49

Një 85-vjeçar vdiq sot si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën “Ardian Krasniqi” në Pejë, i cili u godit nga një një kamion me rimorkio derisa ishte duke lëvizur me karrocё pёr persona me aftёsi tё kufizuara.

Për këtë rast është ndaluar shoferi i kamionit, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Si pasojë e një goditjeje me automjet një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes në një lagje të Pejës. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive relevante, ka dalë edhe prokurori i shtetit. Ngasësi i automjetit është ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 dhe është dhënë urdhri që viktimës t’i bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha ai.

Për vdekjen e të moshuarit u deklarua edhe policia.

“Ju informojmë se me datën 15 gusht 2025, rreth orës 09:45, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Adrian Kransiqi’ nё Pejё. Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё kamion me targa vendore i cili drejtohej nga i dyshuari dhe njё karrocё pёr persona me aftёsi tё kufizuara e cila drejtohej nga viktima. Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i kamionit ishte duke qarkulluar nё atё rrugё, duke mos i kushtuar vёmendje pjesёmarrёsve  tё tjerё nё komunikacion e ka goditur viktimën, i cili sipas ekipit mjkёsor ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa i dyshuari ndalohet pёr 48- orë”, tha policia në një komunikatë për media./Express/