E goditi një grua në rrugë në Ferizaj, arrestohet i dyshuari - Gazeta Express
string(59) "e-goditi-nje-grua-ne-rruge-ne-ferizaj-arrestohet-i-dyshuari"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 20:27

E goditi një grua në rrugë në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 20:27

I dyshuari M.S. për rrahjen e një gruaje në Ferizaj ka rënë në pranga të policisë.

Ai kishte refuzuar të shoqërohej në polici dhe kjo kishte rezultuar më pas me arrestimin e personit në fjalë.

Më parë Klani publikoi videon kur ai godet një grua në rrugë.

“Sot, më datë 21.03.2026, rreth orës 16:25, pas pranimit të një informate se një person po e rrihte një grua, policia ka ndërhyrë menjëherë pranë parkingut të një qendre tregtare në Ferizaj dhe ka arrestuar të dyshuarin”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“I dyshuari ka kundërshtuar zyrtarët policorë dhe nuk ka pranuar të shoqërohet në polici, për çka është bërë prangosja e tij”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement