E goditi me fishekzjarr portierin, “gjeniu” zikaltër përfundon në spital pa tre gishta dhe i vihen prangat - Gazeta Express
string(103) "e-goditi-me-fishekzjarr-portierin-gjeniu-zikalter-perfundon-ne-spital-pa-tre-gishta-dhe-i-vihen-prangat"

Futboll

Gazeta Express

02/02/2026 11:29

E goditi me fishekzjarr portierin, “gjeniu” zikaltër përfundon në spital pa tre gishta dhe i vihen prangat

Futboll

Gazeta Express

02/02/2026 11:29

Ngjarja e rëndë në Serinë A ku u godit me fishekzjarr portieri i Kremonezes, Emil Audero, ka bërë xhiron e rrjetit.

Fishekzjarri i lëshuar nga tribuna e ultrasve të Interit i shpërtheu në këmbë portierit duke i shkaktuar nëj plagë në kofshë e probleme në dëgjim.

Por ai vendosi të qëndronte në fushë dhe kështu shpëtoi zikaltrit nga një humbje e mundshme e ndeshjes në tavolinë.

Një gjest i pakuptimtë nga tifozët e Interit, duke kujtuar se Audero dy vite më parë ishte pjesë e zikaltërve e festoi me ta titullin e 20-të kampion në Itali.

Ndërkohë, është bërë e ditur se policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e këtij veprimi.

Tifozi i Interit, kishte tentuar të bënte pak çaste më vonë të njëjtën gjë me një tjetër fishekzjarr, por këtë radhë i kishte shpërthyer në dorë, duke humbur tre gishta, shkruan balkanweb.

Kësisoj, ai kishte përfunduar në spital ku i është dhënë fillimisht ndihma mjekësore, ndërsa më pas i janë vënë edhe prangat nga policia e cila ka nisur procedimin penal ndaj tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement