Gjendja e rëndë ekonomike e shtyu të mos e dorëzojë në polici një kuletë që e gjeti në rrugë.
Brenda saj ishin 193 euro, para që për të ishin mundësi për t’ia dalë atë muaj.
E për këtë veprim, 49-vjeçari nga Fushë Kosova u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Më 24 shkurt 2025, ai u dënua me 7 muaj burgim efektiv, 500 euro gjobë dhe detyrim që t’ia kthejë shumën e marrë qytetarit që kishte humbur kuletën.
Ai u shpall fajtor për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”
Veprën e pranoi vetë i akuzuari.
Para trupit gjykues, ai kishte thënë se kishte vepruar i shtyrë nga halli, për shkak të kushteve të rënda ekonomike në të cilat jetonte me dy vajzat e tij të vogla.
Për avokatin e tij, Bajram Zogiani, dënimi është i ashpër dhe i pamerituar në rrethana të tilla.
Avokati Zogiani ka paralajmëruar ankesë në shkallë të dytë.