string(111) "e-gjeta-nje-patkua-e-gjej-edhe-njo-tani-e-gjej-edhe-ni-kali-valon-syla-e-trashe-zanin-si-albin-kurti-ne-fushate"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2025 22:47

“E gjeta një patkua, e gjej edhe njo….tani e gjej edhe ni kali”, Valon Syla e trashë zanin si Albin Kurti në fushatë

Lajme

Gazeta Express

20/01/2025 22:47

Valon Syla, gazetar ka komentuar fushatën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai në “Pressing” të T7 e imitoi Kurtin me mënyrën sesi “po e trashë zërin”.

Syla në studio të hënën tregoi edhe një rrëfim popullor.

“Është ai tregimi e kish pas gjetë njëri një patkua, që është ajo shenja e fatit. Shkoi te gruaja e vet, i tha e gjeta një patkua, dalë nesër po e gjen edhe një, t’u ecë në Pazar e gjejë edhe një, i bëjë katër. Pastaj e gjejë edhe një kali e mathi, i hypi edhe ka me u kënaq”.

“Ky është i bindur që është t’u e kallë atmosferën, që po hyp lart, që po i kërkon 500 mijë vota, si m’i prek 200 mijë me këtë fushatë ky duhet të jetë i kënaqur”, ka thënë Syla.

Emisionin “Pressing”, mund ta ndiqni KËTU