Basketbollisti i njohur në Kinë, Zhang Xingliang, është suspenduar për shkak të një veprimi interesant që e bëri gjatë këtyre ditëve.
Para ndeshjes me fanellën e Guangzhous, Xingliang futi të dashurën e tij në valixhe dhe e mori me vete në dhomë, që nuk lejohet me rregullat e klubit.
Ai tha se të dashurën e mori për ta ndihmuar me studime, por Federata e Basketbollit e Kinës dhe klubi e ka suspenduar momentalisht.
Gjatë këtij sezoni me Guangzhou, basketbollisti kinez ka zhvilluar 26 paraqitje dhe ka një mesatare prej 6.4 pikë në ndeshje.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...