E emëroi ministër dhe ambasador zyrtarin që gjendet në dosjen e Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të Starmer - Gazeta Express
string(115) "e-emeroi-minister-dhe-ambasador-zyrtarin-qe-gjendet-ne-dosjen-e-epstein-jep-doreheqjen-shefi-i-kabinetit-te-starmer"

Lajme

Gazeta Express

08/02/2026 17:20

E emëroi ministër dhe ambasador zyrtarin që gjendet në dosjen e Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të Starmer

Lajme

Gazeta Express

08/02/2026 17:20

Morgan McSweeney, shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, dha dorëheqjen sot, pas kritikave të shumta nga deputetët e Partisë Laburiste lidhur me emërimin e ish-ministrit dhe ish-ambasadorit Peter Mandelson si ambasador në Shtetet e Bashkuara, i cili është në qendër të polemikave pas shfaqjes së emrit të emrit të tij në dokumentet e dosjes “Epstein”.

Mandelson, i shkarkuar nga detyra në shtator të vitit të kaluar, është vënë sërish nën presion pas zbulimeve nga dokumentet që lidhen me financuesin e dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein. Dokumentet sugjerojnë se Mandelson mund të ketë ndarë informacione konfidenciale me Epstein ndërsa ishte sekretar biznesi.

Shumë deputetë laburistë e fajësuan McSweeney për përzgjedhjen e Mandelson, duke e bërë të qartë se dorëheqja e tij ishte e pritshme pas këtij skandali që ka vënë në pikëpyetje vendimin e kryeministrit Starmer për emërimin e Mandelson në postin diplomatik më të lartë.

Autoritetet vendase kanë ushtruar kontrolle edhe në pronat e Mandelson, për të verifikuar nëse ish-ministri ka mundur t’i dhurojë informacion sekret Epstein-it. Hetimet vazhdojnë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement