E ekzagjeron Brnabiq, akuzon Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë: Situata në Kosovë është më e rënda deri tani - Gazeta Express
string(115) "e-ekzagjeron-brnabiq-akuzon-kurtin-se-deshiron-te-nis-lufte-me-serbine-situata-ne-kosove-eshte-me-e-renda-deri-tani"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2024 21:48

E ekzagjeron Brnabiq, akuzon Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë: Situata në Kosovë është më e rënda deri tani

Lajme

Gazeta Express

12/09/2024 21:48

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se situata në Kosovë është më e rënda deri më tani, pasi që, sipas saj, kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti dëshiron t’i pastrojë etnikisht serbët.

Brnabiq e ekzagjeron duke e akuzuar Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë.

Lexo Edhe:

“Kjo sepse më duket se Kurti nuk ka zgjidhje apo rrugëdalje tjetër nga politika e tij, përveçse të provokojë konflikt të armatosur, pra luftë me Beogradin, prandaj është më arroganti dhe më i pamaturi deri më tani, sepse ai është plotësisht i shtyrë pas murit dhe kjo është mënyra e vetme për të dalë”, tha ajo duke folur për Euronews, transmeton Tanjug.

Në anën tjetër, ajo ka theksuar se “është në interesin tonë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të përpiqet ta ruajë paqen”.