“E dua...”, deklarata e Mirit për Selin, reagon bashkëshortja e tij - Gazeta Express
string(60) "e-dua-deklarata-e-mirit-per-selin-reagon-bashkeshortja-e-tij"

Rozë

Gazeta Express

11/03/2026 13:05

“E dua…”, deklarata e Mirit për Selin, reagon bashkëshortja e tij

Rozë

Gazeta Express

11/03/2026 13:05

“Prime” i fundit i Big Brother VIP Albania ka rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien e shumëpërfolur mes banorëve Miri dhe Selina, duke shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale.

Gjatë spektaklit, moderatori Ledion Liço i drejtoi Mirin një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me ndjenjat e tij ndaj Selinës. Banori e mohoi kategorikisht që mes tyre të ekzistojë diçka më shumë se miqësi, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje romantike.

Megjithatë, një klip i transmetuar nga Dhoma e Rrëfimit ndryshoi rrjedhën e diskutimit. Në pamjet e shfaqura, Miri dukej i emocionuar dhe me lot në sy, ndërsa shprehej: “Duan të na ndajnë. E dua, si njeri, është super vajzë.”

Pas gjithë bujës së krijuar, reagoi edhe bashkëshortja e Mirit. Ajo publikoi në Instagram një postim të rishpërndarë nga miku dhe kolegu i tij në grupin West Side Family, Landi Hysi.

Në mesazhin e shpërndarë hidhen poshtë aludimet për një romancë mes Mirit dhe Selinës, duke u cilësuar si një histori e ekzagjeruar që po përsëritet vazhdimisht.

“Njerëzit mund të pranojnë edhe marrëzitë më skandaloze nëse përsëriten shpesh. E tillë është edhe historia e ndjenjave ndaj Selin, një marrëzi që po përsëritet shpesh. MIRI, MIRI DHE VETËM MIRI.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement