E djathta ekstremiste serbë e sllovakë bashkojnë forcat - Kosovën dhe NATO-n përdorin si armë propagandistike - Gazeta Express
string(107) "e-djathta-ekstremiste-serbe-e-sllovake-bashkojne-forcat-kosoven-dhe-nato-n-perdorin-si-arme-propagandistike"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 9:00

E djathta ekstremiste serbë e sllovakë bashkojnë forcat – Kosovën dhe NATO-n përdorin si armë propagandistike

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 9:00

Pas rreth 20 vitesh heshtjeje, grupet ekstremiste të djathta nga Serbia dhe Sllovakia kanë rifilluar bashkëpunimin në vitin 2024 – jo për shkak të lidhjeve ideologjike të forta, por si pjesë e një strategjie më të gjerë të ndikimit rus në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Në qendër të kësaj aleance qëndrojnë dy tema: bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999 dhe çështja e Kosovës. Këto përdoren si armë propagandistike nga të dy palët për të forcuar mesazhe anti-NATO dhe anti-perëndimore, duke nxitur narrativa që viktimizojnë Serbinë dhe portretizojnë Perëndimin si agresor.

Partitë si Republika dhe Domov nga Sllovakia, dhe Zavetnici e Dveri nga Serbia, kanë bashkëpunuar në ngjarje ndërkombëtare dhe media ekstremiste, ku përçojnë mesazhe të sinkronizuara proruse.

I tillë sipas mediumit serb Radar, ishte edhe takimi në konferenca ndërkombëtare të organizuara nga grupe nacionaliste evropiane, si në Sofje dhe Varshavë.

Sipas Radar-it, këto takime janë shoqëruar me deklarata të përbashkëta ku theksohet “agresioni i NATO-s ndaj Serbisë” dhe “përkrahja për popullin serb në Kosovë” – narrativë që, ndonëse shpesh vjen nga vende që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me këtë histori, shfrytëzohet për të thelluar ndjenjat anti-NATO dhe për të justifikuar afërsinë me Rusinë.

Kremlini, sipas mediumit, shfrytëzon këto tema historike për të ndërtuar aleanca të dobishme politike dhe për të minuar besimin tek NATO dhe BE.

“Kremlini përdor vazhdimisht tema të tilla si Kosova dhe bombardimet e NATO-s në vitin 1999 për ta portretizuar Perëndimin si agresiv, hipokrit dhe moralisht dekadent, dhe e djathta ekstreme sllovake i riprodhon rregullisht këto mesazhe dhe narrativa”

“Edhe pse narrativat që lidhen me Serbinë – veçanërisht tema e Kosovës dhe bombardimet e NATO-s – janë ende të pranishme në diskursin më të gjerë të krahut të djathtë në Sllovaki, ato sot përdoren kryesisht si një mjet për të shprehur pikëpamjet anti-perëndimore, në vend që të jenë një tregues i solidaritetit të vërtetë me nacionalistët serbë. Tubimet publike dhe fushatat mbështetëse ishin zhdukur pothuajse plotësisht deri në fund të dekadës së fundit, dhe tema e bashkëpunimit sllovako-serb ishte zhdukur nga media dhe diskursi politik. Herë pas here, si në vitin 2019, shfaqeshin fotografi të grafiteve të shpërndara nga organizata serbe Junak Foundation, duke lidhur simbolikisht serbët, çekët, sllovakët dhe polakët, me përmendjen e pashmangshme të Kosovës”, thuhet në tekstin e Radar.

Sipas analistëve, kjo “vëllazëri sllave” nuk është solidaritet i sinqertë, por një mjet propagandistik që do të zgjasë vetëm sa kohë që i shërben interesave të Rusisë.

“Ky bashkëpunim nuk bazohet në solidaritet real apo në përputhje ideologjike afatgjatë, por në interesa të përbashkëta momentale – ku përfituesi kryesor është Moska. Dhe si i tillë, kjo aleancë do të zgjasë vetëm sa kohë që i shërben agjendës ruse në përçarjen e Evropës dhe dobësimin e strukturave si NATO dhe Bashkimi Evropian”.