E dini se mund të karikoni një iPhone nga një iPhone tjetër? Truku bëhet viral në internet - Gazeta Express
string(89) "e-dini-se-mund-te-karikoni-nje-iphone-nga-nje-iphone-tjeter-truku-behet-viral-ne-internet"

AutoTech

Gazeta Express

08/04/2024 22:54

E dini se mund të karikoni një iPhone nga një iPhone tjetër? Truku bëhet viral në internet

AutoTech

Gazeta Express

08/04/2024 22:54

Vitin e kaluar, Apple prezantoi iPhone 15, 15 Plus, 15 Pro dhe 15 Pro Max. Ndër risitë e këtyre telefonave inteligjentë ishte edhe karikuesi i ri USB-C, që besohet të jetë rezultat i rregulloreve të reja të Bashkimit Evropian (BE).

Ndërsa ka dhjetëra gjëra që mund të bëni me portën e re USB-C të iPhone 15, ekziston një truk që përdoruesit e smartfonit e kanë zbuluar së fundmi dhe janë çuditur që nuk e kanë ditur ekzistencën e tij.

Lexo Edhe:

Apple nuk e ka prezantuar ende karikimin me wireless USB-C, por përdoruesit mund të karikojnë një pajisje Apple duke përdorur një kabllo. Kjo do të thotë që mund të karikoni AirPods-at tuaj duke përdorur telefonin ose karikuesin Apple Watch MagSafe.

Ju gjithashtu mund të karikoni iPhone 15 të tjerë me telefonin tuaj nëse ai ka gjithashtu një portë USB-C.

Në një postim në X, një klient i Apple tregoi këtë truk, duke u bërë viral. Postimi është parë më shumë se 5 milionë herë.