Macja e zezë historikisht ka qenë simbol i ”Halloween” dhe për njerëzit supersticiozë në shumë kultura është perceptuar si shenjë që paralajmëron se diçka e keqe do të ndodhë.
Në një studim të kryer së fundmi, ekspertët analizuan pse njerëzit i kanë frikë macet e zeza.
Në mendjen e shumë prej nesh ato portretizohen si djalli, vdekja, hidhërimi, etj, etj.
Është pikërisht figura dhe ngjyra e tyre që i bën të jenë edhe më supersticiozë ashtu siç e bardha apo ngjyrat që kanë dritë lidhen me ndjesitë dhe gjërat e mira.
Studimet tregojnë se ka edhe qëndrime negative ndërkulturore në
lidhje me ngjyrën e errët të lëkurës, ku njerëzit me lëkurë të errët
shpesh shihen me më shumë negativitet dhe kujdes sesa të tjerët.
Ka prova të konsiderueshme që provojnë se qentë dhe macet e zeza shihen
si më pak të dëshirueshëm dhe adoptohen më pak se kafshët me ngjyra që
kanë më shumë dritë.
Një nga përfundimet e studimit pse njerëzit i shohin siç i shohin
macet e zeza lidhej me besimet fetare që e lidhin ngjyrën e zezë me të
keqen.
Të tjerë, kanë besuar historikisht se fati i keq lidhej pikërisht me
këto mace dhe veçanërisht nëse ato shfaqen para teje dhe të presin
rrugën.
Një mundësi tjetër është që lëkura e errët e fytyrës së maceve të zeza
mund të dëmtojë perceptimet e njerëzve për shenjat e fytyrës së maceve,
duke i bërë njerëzit të ndihen më të shkëputur emocionalisht nga macet e
zeza.