E diela e rezervuar për finalen e dytë mes Pejës dhe Trepçës - Gazeta Express
string(60) "e-diela-e-rezervuar-per-finalen-e-dyte-mes-pejes-dhe-trepces"

Basketboll

Gazeta Express

05/05/2023 13:46

E diela e rezervuar për finalen e dytë mes Pejës dhe Trepçës

Basketboll

Gazeta Express

05/05/2023 13:46

E diela është e rezervuar për serinë e dytë të finales së “Play Off”-it në basketboll mes Pejës e Trepçës.

Në këtë duel, mitrovicasit hyjnë me epërsi prej 1:0 nga ndeshja e parë e zhvilluar të enjten mbrëma në palestrën “Minatori”.

Xehetarët kishin triumfuar me tetë pikë epërsi, në një sfidë ku fituesi u përcaktua në çereku i katërt, aty ku gjelbër e zinjtë i ndezën turbinat dhe triumfuan në fund 94:86.

Tre basketbollistë ishin më të dalluarit për fitoren e Trepçën, derisa më i miri ishte Jamal Artis me 27 pikë. E për pejanët nuk mjaftuan 23 pikët e Larry Thomas.

Ndeshja e së dielës do të jetë një tjetër episod interesant, aty ku Peja për dallim në Mitrovicë, këtu do ta ketë mbështetjen e tifozëris së vet.

Deri ën këtë fazë, pejanët kishin arritur pasi në çerekfinale kishin pushuar, pasi kishin përfunduar të dytit në tabelë, derisa në gjysmëfinale e kishin mposhtur Yllin lehtësisht 3:1 në seri.

E në krahun tjetër, Trepça e cila e mbylli edicionin e rregullt në vendin e katërt, në çerekfinale eliminoi Bashkimin, derisa në gjysmëfinale Sigal Prishtinën, 3:2 në seri.

Ekipi i cili në këtë fazë arrin tri fitore shpallet kampion i këtij edicioni. E sa jemi tek kampioni, këtë epitet nga sezoni i kaluar e mbanë Ylli, që e kishte mposhtur Trepçën 3:1 në seri.

Sa jemi tek Trepça, ata këtë edicion kanë fituar Kupën e Kosovës, ku në finale triumfonin ndaj Bashkimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement