Ka vdekur drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu.
Lajmin e hidhur sot në mëngjes e dhanë familjarët dhe Komuna e Kamenicës.
Ajo ishte duke u përballur me një sëmundje të rëndë.
Për shërimin e saj, u kërkua edhe ndihmë, por fatkeqësisht ajo nuk ia doli.
Reagimi i plotë i komunës:
Me dhimbje të thellë njoftojmë opinionin publik se ka ndërruar jetë Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kamenicës, znj. Greta Kryeziu.
Komuna e Kamenicës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe bashkëpunojnë me Gretën. Humbja e saj është një goditje e madhe për institucionin tonë dhe për komunitetin.
Në të njëjtën kohë, shprehim falënderimin më të madh për qytetarët, bizneset dhe bashkatdhetarët që u mobilizuan dhe ofruan mbështetje në ditët më të vështira për Gretën dhe familjen e saj.
Duke marrë parasysh rrethanat, ju njoftojmë se mbledhja e fondeve ndalet dhe ju falënderojmë të gjithëve për solidaritetin dhe zemërgjerësinë e treguar.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Gretën.