Sot rreth orës 12:10 në rrugën “Transiti i Vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete, një kamioni dhe një veture.
Sipas informacioneve fillestare, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Express se “dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, fillimisht ka goditur lehtë veturën, ndërsa më pas është përplasur nga prapa në kamion”.
Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti, “E.A., rreth 29 vjeç, ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.
Ai shtoi se “Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, përfundoi Bytyqi.
TV Prizreni ka publikuar foton e të riut që vdiq në këtë aksident: