E dhimbshme, ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri - Gazeta Express
string(79) "e-dhimbshme-ky-eshte-i-riu-qe-humbi-jeten-tragjikisht-nga-aksidenti-ne-vushtrri"

Gazeta Express

21/06/2026 8:29

E dhimbshme, ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

Gazeta Express

21/06/2026 8:29

Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur pak para mesnatës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin në zonën e Vushtrrisë.

Viktima dyshohet të jetë Drilon Meniqi.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, ku i riu, si drejtues i motoçikletës, nuk ka arritur të mbijetojë.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, thotë PK./ Ekonomia Online

Advertisement
Advertisement
Advertisement