E dhimbshme: Gruaja nga Malisheva që vdiq nga koronavirusi, u varros mbrëmë para mesnate - Gazeta Express

Lajme

Gentiana Hasani

09/04/2020 9:25

E dhimbshme: Gruaja nga Malisheva që vdiq nga koronavirusi, u varros mbrëmë para mesnate

Lajme

Gentiana Hasani

09/04/2020 9:25

Kosova tani numëron 224 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 6 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave, prin Malisheva me 66 raste. Sipas të dhënave, në këtë komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur katër burime të infeksionit. Por, Malisheva mbrëmë shënoi viktimën e parë nga koronavirusi.

Një 66 vjeçare nga kjo komunë ndërroi jetë si pasojë e prekjes nga Covid-19. Ajo tash e disa ditë po trajtohej në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së.

Detaje për këtë rast dhe për gjendjen e pacientëve që gjenden në Malishevë ka dhënë sot kreu i kësaj Komune, Ragip Begaj.

Ai thotë se ceremonia e varrimit të kësaj viktime u krye mbrëmë në orën 22:00, para mesnatës.

“Patëm mbrëmë viktimën e parë të koronavirusit nga Malisheva. Mbrëmë në ora 22:00 e kemi kryer ceremoninë e varrimit. Gjendja e pacientëve të tjerë është stabile. 10 fshatra janë të prekura. Tjerat janë të paprekura”, sqaron Begaj për emisionin #gjesi në T7. Ai thotë se deri më tash në këtë komunë, janë katër burime të infeksionit të cilat dihen deri më sot.

Ndërkohë, 6 persona janë shëruar plotësisht, ata janë liruar për në shtëpi.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Malisheva me 66 raste. Sipas të dhënave, në këtë komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur katër burime të infeksionit.

Nga komunat e tjera, 25 raste janë nga Prishtina, 21 raste nga Vushtrria, 20 raste nga Mitrovica e Veriut, 18 raste nga Gjilani, 13 raste nga Kamenica, 10 raste nga Gjakova, 10 raste nga Zveçani, 7 raste nga Vitia, 6 nga Peja, 4 raste nga Podujeva, 3 raste nga Klina, 3 raste nga Fushë Kosova, 3 raste nga Prizreni, 3 raste nga Leposaviqi, 3 raste nga Suhareka, 2 raste nga Ferizaj, 2 raste nga Zubin Potoku, 2 raste nga Lipjani dhe me nga 1 rast Drenasi, Obiliqi dhe Komuna e Shtimes.

Në IKSHPK vazhdimisht gjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3 mijë e 882 kontakte të rasteve.