Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, Xh.Sh, i cili dyshohet se përveç se rrahu gruan e tij, e detyroi atë pa dëshirën e saj të kryejë marrëdhënie seksuale dhe duke e kanosur se do të përdorë armë.
Ai dyshohet se ka kryer tri vepra penale, “Dhunimi”, “Dhuna në familje “ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“I pandehuri, Xh.Sh dyshohet se përmes forcës dhe kanosjes se do të përdorë armë, detyron personin tjetër të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj dhe atë viktimën, duke kryer veprat penale të lartcekura”, tha prokuroria.
Gjithashtu të pandehurit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë sekuestruar tri armë zjarri dhe 27 fishekë.